Shtim i rasteve me Covid-19/ Infektohen nxënës, punonjës fasonerie e pensionistë në Berat

Shtim i rasteve me Covid-19/ Infektohen nxënës,…

Qarku i Beratit vijon të regjistrojë shifra të larta të infektuarish në harkun kohorë të 24 orëve. Këtë të mërkurë u raportuan 50 raste të reja të infektuarish, konkretisht: 35 raste në Kuçovë, 10 raste në Berat, 2 raste në Urë Vajgurore, 2 në Skrapar dhe një në Poliçan.

Mes rasteve të reja vihet re një rritje infektimesh në shkolla dhe fasoneri, ndërsa gjithashtu pronari dhe sanitarja e një bar-kafeje në Kuçovë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Infektimet variojnë nga mosha 24-73, thuajse të gjitha raste kontakti familjare, mes tyre dhe 17 pensionistë.

Ndërkohë në repartin Covid në spitalin Rajonal të Beratit raportohet për 11 persona të shtruar, 4 prej tyre në gjendje të rëndë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipri u shënuan 1075 raste të reja dhe 18 viktima nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit