Shtimi i rasteve me Covid bën që qytetarët spanjoll të rikthehen në izolim

Shtimi i rasteve me Covid bën që…

Qeveria në rajonin spanjoll të Katalonjës janë rivendosur kontrollet kundër koronavirusit, në një zonë të banuar prej 210,000 personash, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Presidenti i këtij rajoni, Quim Torra tha se askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Segria – një zonë bujqësore në perëndim të Barcelonës, që përfshin edhe qytetin Lledia.

“Ne po ndërmarrim këto hapa për të mbrojtur veten dhe për të kontrolluar shpërthimin” e koronavirusit, tha Torra.

Masat e izolimit nisin pasditen e së shtunës.

Po ashtu, qytetarët që nuk jetojnë në këtë zonë, do të lejohen që të largohen.

Në Spanjë është raportuar për 400 infektime të reja dhe dy viktima nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Vetëm në qytetin Lledia, janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit