Shtimi i rasteve me Covid-19, mjeku Kalo: Kemi nevojë për mesazhe sqaruese!

Shtimi i rasteve me Covid-19, mjeku Kalo:…

Ndërkohë që në vend po shënohen raste rekord të prekurish nga koronavirusi, të papara në ditët e izolimit, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, teksa tërheq vëmendjen e gjithë qytetareve për shumë kujdes, distancë dhe evitim të grumbullimeve, reagon ashpër ndaj atyre që i cilëson “gjithollogë”.

Përmes një statusi në Facebook, mjeku i njohur reagon pas reagimeve të ndryshme në rrjete sociale që flasin për mijëra të vdekur nga COVID-9 dhe të fshehura për publikun duke i quajtur këtë jo vetëm çmenduri, por edhe keqdashësi, injorancë e militantizëm të verbër.

POSTIMI:

Në këto “kohë covidiane” ÇMËNDURIA në komente e postime të ndryshme në FB, mundet të shfaqet në shumë forma e ngjyra nga më të ndryshmet, POR që të flitet për MIJRA të vdekur shkakatuara prej Sars-C0v2/Covid-19 dhe të fshehura nga publiku, mbrin kulmin e çmëndurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjedhës….

HAPINI sytë e mëndjes ju o të paudhë!!…NE si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sras-Cov2/Covid-19….

EVITONI dhe përbuzini mesazhe të tilla….Po ashtu merini me jo pak dyshim mesazhet që u vinë nga Gjithollogët e shumtë të këtyre kohëve…Duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush….Kujdesuni edhe më shumë për të…SECILI prej jush është i domozdoshëm për vetë ekzistencën e vetë Shoqërisë Shqiptare…

KURRË MOS hiqni dorë nga disa shprehi të mira për t’u ruajtur nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19….Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojëshme,

lëvizja në mjedsise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domozdsihme për gjithësecilin prej nesh…ME SIGURI ne bashkë do ja dalim të përballemi me shumë sukses me sfidën Sars-Cov2/Covid-19!!!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit