Shtohen 13 mijë pensionistë në 2022/ Rrezikon skema, po rriten me shpejt se kontribuuesit

Shtohen 13 mijë pensionistë në 2022/ Rrezikon…

Skema e pensioneve në vendin tonë është në krizë, për shkak se numri i përfituesve po rritet më shpejtë se numri i kontribuuesve.

Sipas thënave të publikuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, numri i përfituesve në skemën publike të pensioneve u zgjerua gjatë vitit 2022, duke arritur në një total prej 686,923 persona. Rreth mbi 13 mijë më shumë se në vitin 2021.

Këto shifra tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Konkretisht, pensionistët u shtuan me 13 mijë, ndërsa kontribuuesit 10 mijë. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018.

Këto shifra ngrenë alarmin një përkeqësim të situatës për shkak të zhvillimeve të pafavorshme demografike. Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030 popullsia në moshe pune do të tkurret në mënyrë sistematike dhe nga ana tjetër numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit