Shtohen frikshëm shifrat, konfirmohen edhe 44 të infektuar me koronavirus

Shtohen frikshëm shifrat, konfirmohen edhe 44 të…

Sërish numër rekord rastesh me koronavirus në 24 orët e fundit. Numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 44 persona.

44 rastet pozitive kanë rezultuar nga 291 testime të kryera, raporton sot TCh referuar burimeve të veta.

Nga të cilat: 21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi.

Një ditë më parë në vend rezultuan 42 të prekur me koronavirus, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë apeloi për shumë kujdes, duke iu referuar rritjes së madhe të rasteve pozitive.

“Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës. Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam”- tha dje MSH.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit