Shtohen krimet brenda familjes, psikologët: Ekonomia dhe pasiguria për jetën, faktorët kryesorë

Shtohen krimet brenda familjes, psikologët: Ekonomia dhe…

Krimi në familje vijon të tronditë shoqërinë duke shënuar edhe prirje rritëse nëse i referohemi shifrave të vitit që lamë pas, ku thuajse një e treta e rasteve, 11 nga 35, u shënuan brenda të njëjtit gjak.

Sipas psikologëve, këto situata të rënda ndodhin për shkak të problemeve ekonomike, pasigurisë për jetën në Shqipëri apo edhe emigracioni që po vjen gjithnjë e në rritje. Problemet me depresionin dhe ankthin sipas psikologëve janë të shtuara dhe nuk duhen neglizhuar, ndërsa ngrejnë alarmin se ka mungesë të stafeve të specializuara, jo vetëm në kryeqytet, por edhe nëpër rrethe.

Në total, janë vetë 1600 psikologë, pjesa më e madhe e të cilëve janë në Tiranë për shkak edhe të mundësive më të larta për punësim. Ndërsa qytetet e vogla janë lënë në mëshirë të fatit, për të mos folur më pas për zonat më të izoluara rurale, ku edhe problematikat janë më të mëdha, që pasojnë edhe ngjarjet më të rënda kriminale brenda familjes.

Në vitin 2023, sipas autoriteteve përkatëse, janë regjistruar rreth 4700 raste të dhunës në familje dhe janë plotësuar 2730 kërkesë padi për urdhra mbrojtjeje në favor të të dëmtuarve nga kjo vepër penale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit