Shtohen pedofilat, 18-vjeçari në Korçë përdh*non 15-vjeçaren

Shtohen pedofilat, 18-vjeçari në Korçë përdh*non 15-vjeçaren

Një 18 vjeçar në Korçë me iniciale F.L. banues në fashtin Voskopojë dyshohet se ka përdhunuar një shtetase 15 vjeçare. Policia ka proçeduar në gjendje të lirë 18 vjeçarin dhe në lidhje me këtë rast policia ka bërë njoftimin publik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi proçedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L. 18 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë pasi në muajin tetor të vitit 2023, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15 vjeçe. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Ky nuk është rasti i vetëm në kohët e fundit ku vetëm tre ditë më parë Gjykata e Korçës ka lënë në burg 29 vjeçarin me iniciale K.T. i cili është arrestuar për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një të mitur 12 vjeçare. Ngjarja u denoncua nga e ëma e të miturës në datën 5 janar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit