Shtohen punonjësit e infektuar me Covid-19 në Kadastrën Durrës

Shtohen punonjësit e infektuar me Covid-19 në…

Dy punonjëse të tjera Kadastrës në Durrës janë infektuar me koronavirus.

Dy punonjëset bashkë me të tjerë kolegë u testuan, pasi pak ditë më parë rezultoi pozitive sportelistja e Kadastrës dhe një punonjëse tjetër, specialist sektori.

Nuk dihet ende se si ka hyrë virusi në zyrat e Kadastrës, ku deri tani ka 4 të infektuar.

E para punonjëse që rezultoi pozitive ishte sportelistja. Disa prej familjarëve të saj janë po ashtu të infektuar, përfshirë dhe babain e saj I cili është polic.

Ndërsa specialistja është rikthyer të hënën në punë pas një periudhe të gjatë pushimi dhe mungesë në punë. Nuk dihet ende nëse ajo është infektuar nga sportelistja apo nga ndonjë burim tjetër jashtë Kadastrës.

Të hënën, 1 qershor, zyrat e Kadastrës u mbyllën dhe u dezinfektuan, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon me testimin e të gjithë punonjësve.

Punonjësit do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për një periudhe 14-ditore.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit