Shtohen rastet e punësimit të adoleshentëve në Shqipëri, shumica e tyre punojnë në të zezë

Shtohen rastet e punësimit të adoleshentëve në…

Të miturit në Shqipëri vijojnë të shfryëzohen për punë në të zezë. Në vitin 2022 janë punësuar 171 të mitur, 43 më shumë krahasuar me vitin 2021. Viti me numrin më të lartë të punësimeve ka qënë viti 2018, ku numërohen 329 të tillë.
Por në rast aksidenti, kush përgjigjet për këto të mitur? Me çfarë preteksti e justifikojnë pronarët, punësimin e tyre në të zezë?

Përmendim rastin e jo më larg të para disa muajve ku dy adoleshentë, 16 dhe 17 vjeç, të punësuar në qendrën tregtare Megatek, janë plagosur teksa ishin në orar të punës.
Ekspertët ngrenë alarmin se pavarësisht shifrave në rritje, punësimi i të miturve në të zezë ende vijon. Nëse i referohemi Kodit të Punës, të miturit mund të punësohen që nga mosha 16 vjeç. Mirëpo, llojet e punëve apo oraret për këtë kategori janë të papërcaktuara.

“Është i ndaluar punësimi i të miturve nën moshën 16 vjeç, por me përjashtim të rasteve kur fëmijët nga mosha 15- 16 vjeç gjatë pushimeve shkollore mund të punojnë në punë të lehta, ose po kjo fashë e fëmijëve mund të bëhet objekt i një formimi profesional. Nën moshën 15 vjeç, këto fëmijë lejohet të marrin pjesë në veprimtari kulturore dhe artistike. Fëmijët nga mosha 16-18 vjeç dhe fasha tjetër 15-16 vjeç lejohen të punojnë në punë te lehtë, që nuk cenojnë sigurinë dhe shëndetin me kontrata punës,” – tha për mediat Fatbardha Llapa nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Të miturit në Shqipëri i gjen të punësuar pothuajse kudo, ndërsa numrin më të lartë e mban Tirana dhe Durrësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit