Shtohen rastet me koronavirus në qytetin e Vlorës

Shtohen rastet me koronavirus në qytetin e…

Në të gjithë vendin ka patur një shtim të rastve me koronavirus. Ndërkohë që pritete të konfirmohenë gjatë ditës së sotme edhe 9 rastë të reja me Covid 19 në qytetin e Vlorës.

Tamponet janë të dy ditëve më parë, por përgjigjet kanë dalë pasditen e djeshme. 9 rastet pozitiv janë kontakt i rasteve të para, që u shfaqën në Vlorë në mesin e kësaj jave.

Vlora ishte një nga qytetet me më pak raste me Covid 19 në vendin tonë, po duket se me lirimin e masave, do të ketë një shtim të rasteve edhe në qytetin bregdetar.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënua dhe dita me më shumë raste me Covid 19, 48 në total, ndërkohë që është rritur dhe numri i shtrimeve në spitale.

Dje rastet e reja u zbuluan: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit