Shtohen sulmet ndaj Tesla në SHBA që prej ardhjes në pushtet të Trump

Shtohen sulmet ndaj Tesla në SHBA që…

Në mandatin e parë të presidentit Donald Trump, pronat e tij ishin vendi i zakonshëm i protestave, por tashmë në hapje të mandatit të dytë, ky rol duket se po plotësohet nga dyqanet dhe automjetet Tesla.

Fuoristrada Cybertrucks janë sulmuar me Molotov në disa sallone automobilistike në SHBA dhe vende të tjera, në një refuzim ndaj kompanisë së favorizuar të Elon Musk.

Automjetet, pikat e karikimit e të prodhimit Tesla, madje dhe mjete private me logon e kompanisë janë shënjestruar nga vandalizmi  që kur presidenti Trump shtoi fuqinë e Musk duke i dhënë postin në administratë.

Kritiket kanë organizuar demonstrata paqësore para dyqaneve Tesla në SHBA dhe Evropë, ndërsa disa politikanë amerikanë që kanë debatuar me Musk, janë zotuar se do të shesin makinat e tyre elektrike.

Javës që shkoi në Portland, SHBA dhjetra plumba u qëlluan ndaj një salloni të automjeteve Tesla, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërsa katër fuoristrada Cybertrucks u dogjën  Tesla në një zjarrvënie në fillim të muajit në Seattle dhe të tjera në Las Vegas, shkruan rrjeti The Independent, arsyet për të cilat janë të paqarta, sipas zyrtarëve.

“A është kjo terrorizëm? A është diçka tjetër? Me sa shikojmë ka disa shenja lëvizjeje politike,” thotë Spencer Evans, i policisë së Las Vegas. “Ne po marrim gjithçka në konsideratë.”

Kjo ndoshta se Tesla ishte më parë njësh me të majtën e rezuar nga pushteti në SHBA, duke marrë subvencion prej $465 milionë nga administrata Obama që promovonte automjetet elektrike si “ekologjike”, por tashmë Musk është bërë aleat i fortë i të djathtës duke shpenzuar $250 milionë për fushatën e Trump në 2024, dhe është shpërblyer me postin.

“Ky nivel dhune është i palogjkshëm,” shkruante dje Musk në rrjetin X, teksa shpërndante videon e një mjeti Tesla që digjej në Las Vegas.

Si rezultat i sulmeve çmimet e Cybertrucks, automjeti më i famshëm i Tesla kanë rënë me rreth 10 përqind, sipas rrjetit vlerësues CarGurus, edhe pse në përgjithësi tregu i automjeteve mbetet i qëndrueshëm.

Katër fuoristrada Cybertrucks u dogjën në një zjarrvënie në fillim të muajit në Seattle

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit