Shtohen telashet për Erion Veliajn! A rrezikon drejtuesi i Burgjeve?

Shtohen telashet për Erion Veliajn! A rrezikon…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar raportohet të ketë nisur një hetim të ri për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili prej më shumë se një muaji po mbahet në paraburgimin e Durrësit nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në ambientet e paraburgimit ku po mbahet Veliaj, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe regjistrin ku shënohen takimet me të paraburgosurit, për të analizuar hyrje-daljet dhe personat që e kanë takuar kryebashkiakun.

SPAK ka dyshime se Veliaj mund të ketë iniciuar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes së tij, dhe për këtë arsye, synon të marrë në pyetje të gjithë personat që janë takuar me të.

Një tjetër verifikim që po bëhet, lidhet me faktin nëse Erion Veliaj ka arritur të përfitojë “trajtim të veçantë”, duke zhvilluar më shumë takime se të paraburgosirt e tjerë me familjarët ose vizitorët e tij.  Në rast se kjo provohet, mund të krijohet një situatë ligjore e pakëndshme për drejtuesin e Burgjeve Klevis Qose, dhe akoma më e rëndë mund të bëhet pozita e tij, nëse këtë gjë e ka lejuar me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja!

Mbetet për t’u parë se çfarë do të zbardhë ky hetim, teksa Veliaj vijon të qëndrojë në paraburgim pas vendimit të gjykatës së Apelit në GjKKO.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit