Shtohen udhëtimet nga aeroporti i Tiranës, WizzAir sjell 6 rrugë të reja

Shtohen udhëtimet nga aeroporti i Tiranës, WizzAir…

Një lajm i bukur vjen nga të gjithë të apasionuarit e udhëtimeve. Kompania WizzAir ka njoftuar se do të hapë rrugët e reja me Tiranën. Një zhvillim pozitiv pas lajmit të vitit të kaluar që kompania hollandeze e hoqi linjën e udhëtimit nga Tirana.

Por tashmë WizzAir e ka shpallur në faqen zyrtare se do të ketë dy rrugë të reja udhëtimesh, Tirana –Malmo, e Tirana – Stokholm, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të udhëtojnë direkt dhe pa tranzite.

Ky shtet është një destinacion i ri, vec rrugëve që kompania hungareze low-cost bën me Italinë. Kanë lancuar 6 rrugë të reja, vec Suedisë dhe katër të tjera me Italinë, Genova, Peskara, Ankona dhe Romë  Ciampino.

Sipas TIA, rrugët e reja do të nisin në maj, kur do të ulen dhe avionët në pistën e Rinasit.

Tirana – Malmo do të nisë në 14 maj dhe do të operojë dy herë në javë, të hënave dhe të premteve. Ndërkohë, Tirana – Stokholm do të fillojë shërbimin në 15 maj dhe do të operojë dy herë në javë, të martave dhe të shtunave. Ndërkohë WizzAir do të vazhdojë rrugët Tirana – Romë për pesë herë në javë.

Për këtë lajm, ka reaguar dhe ambasadori i Shqipërisë në Suedi Virgjil Kule.

“Se shpejti edhe Malmo edhe Stokholmi do lidhen direkt me Tiranen nepermjet linjes ajrore ËizzAir.  Tash ka dy muaj e ca qe emigrantet ne vendet nordike

pajisen me pasaporta biometrike ne Suedi dhe pak me vone edhe do te fluturojne direkt ne Shqiperi. Shpreh kenaqesine qe dy nga kerkesat e tyre themelore u realizuan”, shkruan ambasadori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit