Shtohet varfëria në vend/ Kostot e jetesës u rritën me 9.4% në muajt e parë të 2023

Shtohet varfëria në vend/ Kostot e jetesës…

Varfëria në vend është shtuar edhe më shumë për shkak të çmimeve që janë rritur në fillim të këtij viti. Banka e Shqipërisë tregon se Indeksi i Kostos së Jetesës për familjet e varfra u rrit me 9.4 për qind në Shqipëri.

Banka tregon se  këtë vit varfëria relative me 6,7 USD në ditë përfshin më shumë se 23 për qind e popullsisë. Për gati një të katërtën e vendit që jeton në varfri, pasi që në vitin 2022 kosto e jetesës është rritur ndjeshëm. Madje theksohet se kostot u rritën më shumë për të varfrit sesa për shtresat e mesme dhe të pasura

Për rastin e Shqipërisë rritja ka qenë më e lartë për të varfrit në raport me shtresën e mesme dhe atë të pasur. Kostot mesatare të jetesës në Shqipëri u rritën me 8.8 % në fillim të vitit 2023. Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9 për qind dhe për të pasurit vetëm me 7,8%, por për të varfrit rritja ishte me 1.6 pikë për qind më e lartë se për të pasurit”, thuhet në raport.

Sakaq, bëhet me dije se  Ballkani Perëndimor parashikohet të përjetojë ngadalësim të ekonomisë përgjatë këtij viti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit