Shtrëngohen kostot e jetesës, në një vit ushqimet janë rritur deri 20%

Shtrëngohen kostot e jetesës, në një vit…

Çmimet e grupit të ushqimeve u rriten me 11 për qind, ndërsa në mes tyre disa artikuj bazë të shportës u zgjeruan me ritme katër herë më shumë se inflacioni, 20%.
INSTAT raportoi se çmimet e bulmetit ishin gati 21 për qind më të larta se marsin e vitit 2022. Të dhënat nga tregu për nënprodukte të qumështit si djathi dhe gjalpi tregojnë për dyfishim të çmimeve përgjatë vitit të fundit. Tregu i bulmetit po përjeton një krizë të shkaktuar nga rënia e numrit të krerëve dhe prodhimit vendas në blegtori si rrjedhojë e falimentit masiv të fermave të vogla bujqësore me 2-3 krerë.

Pas bulmetit rritjen më të lartë të çmimeve e kishte peshku me rreth 16%. Vendi ynë nuk ka një flotë peshkimi të mirëfilltë që të plotësojë nevojat në tregun vendas, ndaj tregu nga varësi nga importi dhe çmimet e tij. Çmimet e zarzavateve dhe patateve u rriten me 13.6 për qind.

Rritja e çmimeve të ushqimeve në vendin tonë e ndikon shumë negativisht koston e jetesës, pasi shqiptarët çojnë më shumë se 40 për qind të shpenzimeve mujore për blerjen e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit