Shtrëngohen masat! Asnjë qytetar nuk mund të qarkullojë në rrugë pas orës 20:00, mbyllen dhe bizneset

Shtrëngohen masat! Asnjë qytetar nuk mund të…

Duke filluar nga sot, Shqipëria do të mbyllet në orën 20:00. Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, disa ditë pas shtimit të rasteve me Covid-19. Që nga muaji nëntor, duke përjashtuar dy javët e fundvitit, vendi ynë është izoluar pas orës 22:00, por me shtrimin e rasteve të infektimeve me Covid-19, gjërat kanë ndryshuar.

Nga sot, pas orës 20:00 qarkullimi i qytetarëve, automjeteve, aktiviteti i bareve dhe restoranteve është i ndaluar. Kush nuk i zbaton këto masa, do të gjobitet. Ndërsa maska, vijon të jetë e detyrushme për të gjithë.

Të gjithë qytetarët që kapen në ambiente publike pa maska, gjobiten me nga 300 mijë lekë. Kush nuk respketon orarin e kufizuar, gjobitet me 10 mijë lekë, ndërsa bizneset që shkelin rregullat e pandemisë marrin ndëshkimin prej 1 milionë lekësh të reja. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili lajmëroi shtrëngim masah një ditë më parë, duke shtuar se një mbyllje totale do të ishte katastrofike.

Kreu i qeverisë lajmëroi rritje gjobash për bizneset që nuk respektojnë masat në fuqi dhe për takimet elektorale, duke u bërë kështu thirrje të gjithë efektivëve të policisë që të ndëshkojnë çdo ministër, deputet apo zyrtar, qoftë i PS-së, PD-së, LSI-së, apo të çfarëdo partie tjetër.

Gjithsesi, për tu njohur me detajet e masave të reja që do të mbeten në fuqi, na mbetet të presim daljen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, që do të japin sot njoftimin e plotë për masat e reja që po merren për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja dy ditë më parë kur u shënuan 1168 raste të reja. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit. Autoritetet pritet të njoftojnë një shtrëngim të masave, ndërsa qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit