Shtrenjtimi i çmimit të energjisë/ Britanikët ndezin qirinjtë nëpër biznese

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë/ Britanikët ndezin…

Mund të keni dëgjuar se faturat e energjisë po rriten, gjë që do t’i bëjë muajt e ardhshëm të vështirë për shumë prej nesh. Dhe në një përpjekje për të mbajtur dritat ndezur, shumë pijetore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po i fikin dritat të gjithë së bashku.

Masons Arms në Camelford, Cornwall, po përdor vetëm dritën e qirinjve dhe hënën për të ulur kostot. Por kjo ka rezultuar të sjellë më shumë klientë.

Zonja e shtëpisë, Kate Chawner-Woods është shtyrë deri në pikët të fundit nga rritja e faturave të energjisë, pasi nga gushti i 2018-ës ka pësuar rritje nga 700 £ në më shumë se 3,000 £ këtë vit.

“Kur pashë faturën e energjisë mendova ‘si do t’ia dalim?’”, tha ajo. “Ishte vërtet e frikshme dhe ne ishim kaq të shqetësuar se si do të mbaronte ky dimër.“

Po ankohesha dhe po shaja kur mora faturën dhe një nga banorët e zonës m’u kthye dhe më tha që thjesht të fikja dritat, të kthehesha si dikur. “Kështu që kjo më futi në mendime dhe tani ne përdorim vetëm qirinj.”

“Në orën 18:00 ne i fikim të gjitha dritat dhe njerëzve u pëlqen shumë. Atmosfera është e mrekullueshme, duket se të gjithëve u pëlqen është romantike dhe njerëzit duket se flasin me njëri-tjetrin shumë më tepër, është vërtet gjë bukur.”

Ndoshta edhe ne të tjerët duhet të fillojmë të gatuajmë në zjarre dhe të flemë nën yje. Megjithatë, vizita në pijetore mund të jetë më e paçmuar se kurrë gjatë dimrit, pasi të gjithë kërkojnë ndërveprim shoqëror, miqësi dhe ngrohtësi, ndaj është jetike që pijetoret të qëndrojnë të hapura, raporton LadBible.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit