Shtrenjtimi i energjisë me 15%/ Qeveria e Kosovës: Do të subvencionojmë qytetarët

Shtrenjtimi i energjisë me 15%/ Qeveria e…

Vendimi për rritjen me 15% të tarifave të energjisë ka sjellë reagimin e qytetarëve kosovarë, të cilët shprehen se kjo është barrë e rëndë për ta. Por, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se familjet do të subvencionohen kështu që kjo kosto nuk do të bjerë në kurriz të tyre.

Ajo tha se qeveria do të ndihmojë qytetarët me  konsum deri 800kwh, sidomos familjet në nevojë.

Qeveria e Kosovës i ka përcjellë me vëmendje të hyrat e ZRRE-së për të hyrat maksimale të lejuara dhe për tarifën e energjisë për vitin vijues. Ne kemi vendosur që sikurse dhe vitin e kaluar t’i qëndrojmë afër qytetarëve që t’i subvencionojmë deri në 800kwh”, u shpreh ajo.

Ajo po ashtu tha se ata konsumatorë të cilët kanë konsumuar 1,600kËh do të ndihmohen duke subvencionuar energjinë elektrike për ta, që të mos ndikohen dhe të ulin konsumin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit