Shtrenjtimi i jetesës dhe korrupsioni, shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve

Shtrenjtimi i jetesës dhe korrupsioni, shqetësimet më…

Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë renditën shtrenjtimin e jetesës dhe korrupsionin si shqetësimet e tyre më të mëdha. Ata shprehen se demokracia shqiptare nuk ka përparuar sa duhet, dhe se janë të shqetësuar për emigrimin e shtuar kohët e fundit.

Instituti Republikan Ndërkombëtar ka kryer anketimin e parë kombëtar këtu në Shqipëri në fund të janarit dhe nga fillimi i shkurtit.

Nga anketimi doli se qytetarët janë të shqetësuar për punësimin, ekonominë, si dhe mbi përgjegjësitë që kanë qeveria dhe partitë për nevojat e tyre.

Korrupsioni është shqetësim kryesor për qytetarët shqiptarë.

John Fluharty nga VOA eshte shprehur se qytetarët janë vendosur midis korrupsionit në nivel vendor dhe korrupsionit në nivel kombëtar. Me korrupsionin kombëtar ata kanë parasysh tenderat, burimet publike si përdoren ato.
Është e qartë se korrupsioni është çështje kombëtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit