Shtrenjtohet me 15% çmimi i energjisë elektrike në Kosovë

Shtrenjtohet me 15% çmimi i energjisë elektrike…

Nga 1 prilli energjia elektrike në Kosovë do të shitet më shtrenjtë. Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim për shtrenjtim  të energjisë elektrike për 15 për qind nga 1 prilli.

Rritja tarifore për 15 për qind do të jetë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Për konsumatorët deri 350 kilovat rritja do të jetë 2 euro e 8 cent, mbi 450 kilovat rritja do të jetë 4 euro, kurse për konsumatorët mbi 800 kilovat rritja 7 euro”, u tha në mbledhjen e ZRrE-së.

Mësohet se kjo rritje ka ardhur për shkak të fuqizimit të shpërndarjes se energjisë elektrike në Kosovë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit