Shtrenjtohet sërish nafta në Shqipëri, çmimi kërcen në 215 lekë për litër

Shtrenjtohet sërish nafta në Shqipëri, çmimi kërcen…

Tregu i hidrokarbureve në vendin tonë vazhdon të përballet me mungesë stabiliteti, duke shënuar një tjetër rritje të ndjeshme të kostove për konsumatorët.

Sipas vëzhgimeve në pikat e shitjes me pakicë, vlera e naftës ka pësuar një rritje të fortë prej 16 lekësh, duke kapërcyer nga 199 lekë që ishte së fundmi, në plot 215 lekë për litër.

Ky rikthim në nivelet e larta vjen pas një tendence të mëparshme rënieje. Qeveria e justifikon çmimin kacafiu me rritjen e çmimeve në bursat ndërkombëtare që po reflektohet menjëherë në tregun vendas, duke sjellë luhatje të shpeshta në tabelat e karburanteve në Shqipëri.

Kujtojmë se përballë një situate të ngjashme me luhatje ekstreme të çmimeve gjatë periudhës mars-qershor, në vend u ngrit dhe operoi Bordi i Transparencës. Ky mekanizëm shtetëror mori përsipër të përcaktonte kufirin maksimal të çmimeve të shitjes së karburanteve për të mbajtur nën kontroll tregun.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit