Shtrohen në pediatri dy fëmijë të prekur nga COVID-19

Shtrohen në pediatri dy fëmijë të prekur…

Ditët e fundit është raportuar për një numër të lartë personash të infektuar me COVID-19 në institucionet publike.

Sakaq kujtojmë se 33 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, në 239 testime që janë kryer në total. Numri i rasteve të reja është përgjysmuar në raport me dje ku u zbuluan 72 raste pozitive. Sipas MSH-së 82 pacientë ndodhen të shtruar në Infektiv, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca./Përshtati:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit