Shtyhet deri më 30 Prill vlefshmëria e kartave të identitetit që kanë skaduar

Shtyhet deri më 30 Prill vlefshmëria e…

Është shtyrë deri më 30 Prill vlefshmëria e kartave të identitetit. Shtyrja e vlefshmërisë së kartave të identitetit është bërë me propozim të Ministrisë së Brendshme.  Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e këshillit të ministrave.

Vendimi:

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Vendosi

Neni 1

Neni 9/2, i ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9/2

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

****

Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit u parashtrua fillimisht nga Partia Demokratike, me qëllim përfshirjen e atyre që u ka skaduar ID në procesin e votimit. Kjo kërkesë u mbështet edhe nga presidenti Ilir Meta, ndërsa mori “Ok” edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe Presidenti Ilir Meta i cili ka deklaruar se për shkak të skadimit të kartave të identitetit rrezikojnë të mos votojnë rreth 1 milion qytetarë shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit