Shtyhet hapja e dy kampeve të emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, ja arsyeja

Shtyhet hapja e dy kampeve të emigrantëve…

Hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, e arritur në një marrëveshje të njëanshme dhe pa konsultim mes kryeministrit Edi Rama dhe Georgia Melonit, është shtyrë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se pavarësisht se ishin planifikuar të hapeshin më 20 maj, ky afat është shtyrë për shkak të mos përfundimit të ndërtimit të strukturave në kantierin e Gjadrës dhe Shëngjinit.

Inxhinierët ushtarakë italianë që punojnë në kantieret e Shëngjinit dhe Gjadër, sipas marrëveshjes ndërmjet Romës dhe Tiranës, nuk kanë përfunduar ende ngritjen e objekteve”, shkruan ANSA.

Ka qenë njoftimi i marsit të kaluar nga prefektura e Romës për caktimin e shërbimeve të pritjes që ka vendosur funksionimin e tyre “jo më vonë se data 20 maj 2024”.

Nisja duhet të konfirmohej nga Ministria e Brendshme me 15 ditë njoftim. Ndërkohë kontratën për menaxhimin e objekteve për 24 muaj e ka fituar kooperativa Medihospes me një ofertë prej 133.8 milionë euro”, shkruan ANSA.

Plani parashikon ndërtimin e tre qendrave në qarkun e Lezhës. Pika e parë e pritjes do të jetë në qytetin port të Shëngjinit, i cili do të përdoret vetëm për kontrollet fillestare shëndetësore dhe mbledhjen e kërkesave për azil, ku do të ketë maksimumi 880 vende dhe dy qendra të tjera në Gjadër ku emigrantët do të duhet të presin një përgjigje ndaj kërkesës së tyre për azil ose riatdhesim të mundshëm, teorikisht maksimumi 28 ditë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit