Shtyhet me 3 muaj kolaudimi i makinave

Shtyhet me 3 muaj kolaudimi i makinave

Zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatave të kontrollit teknik (kolaudimi) për të gjitha mjetet rrugore që posedojnë një të tillë. Pra çdo mjet që ka kryer kolaudimin deri më 31.12.2020 përfiton këtë shtesë afati. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor njofton se mjetet rrugore (të reja ose me km) që targohen nga e para, nga data 05.01.2021, do të pajisen me autorizim të posaçëm deri në rihapjen e shërbimit të kontrollit teknik. Taksat vjetore të mjeteve duhet të paguhen rregullisht në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR-së ose përmes e-Albania online. Platforma e re e rezervimit të orarit/datës së kontrollit teknik (kolaudimi) do të bëhet aktive sapo të përcaktohet data e rihapjes së këtij shërbimi nga DPSHTRR-ja.

 

burimi: dritare

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit