Shtyhet sërish seanca për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, akuzohet për korrupsion

Shtyhet sërish seanca për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha,…

Shtyhe sërish gjyqi për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Shak për shtyrjen këtë herë është bërë  mungesa e prokurorit të çështjes i cili siç u bë me dije, mungonte për arsye shëndetësore.

Kujotjmë që seanca e fundit që u mbajt për ish-gjyqtaren ishte data 24 dhjetor. Në seancën e mbajtur atë kohë,  dhanë mbrojtjen e tyre të pandehurit Trendafile Frangu (infermiere), dhe Isuf Tanuzi.

Ky i fundit në konkluzionet që paraqiti vetë para gjykatës implikoi direkt në fjaën e tij të pandehurit G.Nezaj, A.Tabaku, M.Mallkuci dhe gjyqtaren.

Në seancë mungoi ish-gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Kjo e fundit, kërkoi kohë që të paraqiste mbrojtjen. Për këtë arsye seanca e radhës u vendos të mbahej sot.

Përmendim që Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit