Shtyhet vendimi për ish-ministrin Saimir Tahiri

Shtyhet vendimi për ish-ministrin Saimir Tahiri

Shtyhet për të gjashtën herë seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Trupa e përbërë nga gjykatëset Albana Boksi, Nure Dreni dhe Nertina Kosova vendosi të shtyjë vendimin për Tahirin me 24 qershor.

Seanca ka zgjatur sot për mbi tre orë.

Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.

Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila kishte kërkuar 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit