Shtypi me mjet kolegun në qendrën tregtare në Tiranë, arrestohet 61-vjeçari

Shtypi me mjet kolegun në qendrën tregtare…

Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga 61-vjeçarin Eduart Dauti, pasi vrau aksidentalisht kolegun në një qendër tregtare në Tiranë. Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kur 32-vjeçari Ledjan Dervishi vdiq, pasi  u shtyp për vdekje nga një mjet pune i quajtur pirun që drejtohej nga Eduart Dauti.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, por Dauti është shoqëruar në komisariat për të zbardhur më shumë detaje rreth këtij aksidenti fatal.

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës.”, njofton Policia. 

I riu fillimisht u dërgua në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Mësohet se 32-vjeçari ka rënë në tokë dhe kolegu e ka shtypur me mjetin, pasi nuk e ka parë. Mbi të akuzuarin rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit