Shtyrja e seancës për Mediun/ Familja Durda: 15 vjet pa drejtësi, GJKKO do t’i bjerë çështjes shkurt

Shtyrja e seancës për Mediun/ Familja Durda:…

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datë 9 maj seancën ndaj Fatmir Mediut në lidhje me dosjen “Gerdeci”. Në lidhe me këtë vendim ka folur përfaqësuesi ligjor i familjes Durda, Dorian Matlija. Ai tha se Familja Durda ka kërkuar që të bëhet pjesë e procesit, por GJKKO nuk ka pranuar.

Sipas tij, kjo është shkelje nga ana e gjykatës dhe sipas tij ligji e bënë të qartë që duhet të bëhen palë e procesit. Dhe familjes nuk iu jepet asnjë arsyetim ligjor pse nuk lejohen në seancë.

“Sot gjykata vazhdoi me të njëjtën mënyrë duke mos na lejuar të jemi pjesë e procesit. Kërkesa vinte nga 6 persona, të gjithë me statusin e personit që kanë humbur një familjar të tyre, 4 janë plagosur rëndë, janë të dëmtuar të shumëfishtë. Gjykata nuk e mori në konsideratë, vazhdoi duke thënë se e kemi thënë herën e kaluar që s’do behën pjesë. Një vendim të zbardhur nuk ka.

 Ende nuk e dimë pse nuk jemi pjesë e procesit, ligji e thotë qartë që duhet të jemi. Është ende e kuptueshme përse po vepron në këtë mënyrë situata. Arsyeja që më vjen ndërmend është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje, kemi studiuar dosjen që prej 15 vjetësh, gjykata mesa duket do që t’i bjerë shkurt çështjes dhe nuk ka do nëpër këmbë. Është e disata herë që ndodh. ”, u shpreh Dorian Matlija.

Ndërkohë e pranishme në ambientet e GJKKO ka qenë edhe Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 -vjeçar nga shpërthimi i Gërdecit, ku dhe ka pasur një debat me gjyqtaren e çështjes në GJKKO. Durda thotë se ka 15 vite që endet gjykatave dhe nuk gjen drejtësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit