Shuhet aktori i njohur i humorit, Paulin Preka/ Bota e artit në zi

Shuhet aktori i njohur i humorit, Paulin…

Shuhet në moshën 86-vjeçare aktori i njohur i humorit shkodran, Paulin Preka. Lajmin për vdekjen e Mjeshtrit të Madh të humorit shkodran dhe atij shqiptar e dhanë miqtë e tij.

Kolosi i humorit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje.

Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit