Shuhet familja Gjoka, shpërthen gazi, pas dy motrave dhe nënës humb jetën dhe 12 vjeçari

Shuhet familja Gjoka, shpërthen gazi, pas dy…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku familja Gjoka ka humbur jetën tragjikisht pas shpërthimit të gazit. Ngjarja ka ndodhur në Velipojë.

Pasi humbi jetën nëna e familjes dhe dy vajzat, nuk ka arritu të shpëtojë as djali i vogël i familjes Enrik Gjoka 12 vjeçari.

Enriku ishte në intubim dhe pavarësisht luftës që ai bëri me plagët e shkaktuara nga zjarri prej disa javësh në një spital në Itali nuk ka mundur të mbijetojë. Vetëm 4 ditë më parë, ndërroi jetë nëna e Enrikut, Alketa Gjoka e cila po ashtu nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga zjarri i tragjedisë që shoi familjen.

Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Ngjarja tragjike ndodhi më 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët. . Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t’u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe dhe së fundmi betejën e humbi edhe Enriku 12 vjeç.

Në atë kohë, sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen sapo e ka ndezur gazi i shpërndarë nga bombola e gatimit ka shpërthyer duke shkuar deri tek dhoma e fëmijëve.

Policia për këtë ngjarje ka arrestuar 46-vjeçarin Petrit Mlloja pasi ushtronte pa licencë aktivitetin tregtar të shitjes së gazit. Sipas policisë është konstatuar se gazi që përdorej në hotelin ku edhe ndodhi ngjarja, tregtohej në kundërshtim me ligjin nga 46-vjeçari, të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti në ISHTI.

Por uniformat blu bëjnë me dije se Petrit Mlloja banues në Shkodër ka shkelur masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit