Shuhet pediatri i njohur i QSUT Bashkim Nezaj, zemra ‘ e tradhtoi’ teksa po i shërbente fëmijëve të sëmurë

Shuhet pediatri i njohur i QSUT Bashkim…

Një humbje e rëndë ka goditur sot, më 14 maj, komunitetin mjekësor dhe më gjerë: është ndarë nga jeta pediatri i njohur tropojan, Bashkim Nezaj.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka prekur zemrat e shumëkujt, pasi mjeku Nezaj u shua pikërisht aty ku ia kushtoi gjithë jetën  në vendin e shenjtë të përkushtimit të tij, pranë fëmijëve që kërkonin kujdes dhe shpresë. Ai dha frymën e fundit duke bërë atë që dinte më mirë, duke u shërbyer të vegjëlve me përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh jo vetëm në mjekësinë shqiptare, por edhe në zemrat e atyre që patën fatin ta njihnin dhe të bashkëpunonin me të.

Në kujtim të një njeriu që jetoi me misionin për të shpëtuar jetë prehu në paqe, doktor Bashkim Nezaj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit