Shumë shpejt njerëzit do detyrohen që të paguajnë për të përdorur rrjetet Facebook dhe Instagram

Shumë shpejt njerëzit do detyrohen që të…

Australianët do detyrohen të paguajnë për të përdorur Facebook dhe Instagram nëse qeveria australiane miraton një sërë ndryshimesh në reformat e privatësisë. Duke përfshirë këtu edhe reklamimin në këto rrjete sociale.

Gjigandi i mediave sociale Meta fiton shumicën e të ardhurave nga bizneset e vogla që paguajnë për reklamime. Melinda Claybaugh, drejtoresha politikës së privatësisë për Meta,  ka udhëtuar për në Australi pasi u publikua shqyrtimi i Aktit të Privatësisë

Zonja Claybaugh argumenton se ky ndryshim do të dëmtonte bizneset e vogla, të cilët do të luftonin për të arritur audiencën e tyre.

Ajo tha se dhjetëra biznese të vogla që mbështeten në reklama për të ofruar shërbime falas do të detyroheshin të gjenin një rrjedhë tjetër të ardhurash, nëse ligjet miratoheshin.

Por, gjithsesi akoma nuk përjashtohet mundësia që  shumë shpejt përdorimi i Facebook dhe Instagram të bëhet me pagesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit