Si do ta përdorin Kosova dhe Serbia 'Liqeni i Ujmanit'?

Si do ta përdorin Kosova dhe Serbia…

Liqeni i Ujmanit, shtrihet në veri-perëndim të Kosovës, në Komunën e Zubin Potokut. Ky liqen është më i madhi në shtetin ‘dardan’.

Ai ka një sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë (nga të cilat 9.2 kilometra katrorë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocéntrali i tij pròdhon 35 megavat për orë energji elektrike, ndërsa kanali Ibër-Lepenc, 49 kilometra i gjatë, është ndërtuar me fonde të buxhetit të Kosovës. Ky kanal kalon nëpër territorin e pesë komunave – Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, që do të thotë praktikisht në 33 vendbanime rurale e dy qytete.

Liqeni i Ujmanit menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë dhe është prone e Qeverisë së Kosovës. Shefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje Berat Lushtaku, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se Liqeni i Ujmanit është në pronësi të Ibër-Lepencit dhe për këtë ekzistojnë dokumentet e nevojshme.Flamuri i Kosovës vendoset te Liqeni i Ujmanit

Ekipi ndërtues i këtij liqeni, e quan absùrde marrëveshjen ku diskutohet për “përdorim të përbashkët të Liqenit” artíficíal që furnizon më ujë të pijshëm ujësjellësin e Mitrovicës dhe atë Prishtinës. Në anën tjetër, në Zubin Potok është theméluar një ndërmarrje në pronësi të Serbisë e cila quhet “Ibar”. Kjo marrëveshje daton në vitin 2002 dhe Kosovën e konsideron të palígjshme. Gjatë viteve të fundit,janë bërë manovra nga serbët për marrjen e liqenit dhe përdorimin e tij gjë që është kùndërshtùar me fòrcë nga autoritetet kosovare.

Kryeministri Serb Aleksandër Vuçiç madje bëri një vizitë atje në shtatorin e 2018-tës. Beogradi por dhe Vuçiç e konsiderojnë Ujmanin apo Gazivodën si burim dhe pasuri hidrografike dhe ekonomike serbe.

 Kryeministri i Kosovës Hoti tha se pas marrëveshjes se arritur, Departamenti për Energji i SHBA-së, do të bëjë një studim të fizibilitetit për këtë liqen dhe mënyrën se si do të përdoret uji i tij në të ardhmen, si burim ujitje dhe si burim energjie”.Liqeni i Ujmanit - YouTube

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit