Si do të funksionojnë kopshtet dhe çerdhet nga 1 qershori? Ministria miraton rregullat e reja

Si do të funksionojnë kopshtet dhe çerdhet…

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar udhëzimet për mënyrën si do të funksionojnë çerdhet dhe kopshtet, që do të hapen në 1 qershor.

Fëmijët do shkojnë e do kthehen nga çerdhja apo kopshti në një orar të përcaktuar sipas një grafiku, do t’i matet temperatura dhe do të shoqërohen brenda nga edukatoret.

Ministria kërkon ruajtjen e distancës 1,5 metra, vendosjen e solucioneve higjenizuese dhe pastrime të vazhdueshme të ambjenteve dhe lodrave. Fëmijët do të ndahen në grupe dhe do të qëndrojnë çdo ditë me të njëjtën edukatore, pa u takuar me grupet e tjera të fëmijve as gjatë pushimit.

Prindërit që duan të çojnë fëmijët në çcerdhe apo kopësht duhet të nënshkruajnë këtë rregullore.

Ministria ka njoftuar se ky udhëzim është paraprak dhe mund të ndryshojë në varësi të situates së koronavirusit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit