Si do vijojë moti javën e ardhme në vendin tonë (FOTO)

Si do vijojë moti javën e ardhme…

Javën që presim përpara na ka rezervuar më në fund mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë filluar tashmë pushimet.

Moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit