Si duket brenda aeroportit të Kabulit, pamje live nga evakuimet nga Afganistanit

Si duket brenda aeroportit të Kabulit, pamje…

Teksa kanë mbetur edhe 5 ditë nga 31 gushti, afati i fundit për kryerjen e evakuimeve nga Afganistani, bëhet me dije se në aeroportin e Kabaulit ndodhen rreth 1500 shtetas amerikanë dhe rreth 10 mijë persona në total.

Siç shihet dhe nga pamjet live të siguruara nga Reuters, brenda aeroportit të Kabulit avionët vijojnë fluturimet për kryerjen e evakuimeve.

https://fb.watch/7CZbfcaoWh/

Vijon…

Kujtojmë se një valë paralajmërimesh pothuajse identike për sulme terroriste u bë mbrëmjen e djeshme nga Londra, Wellingtoni, Canberra dhe Washingtoni.
ShBA-të, Australia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe i bën thirrje njerëzve të mbledhur në zonë që të largohen dhe të lëvizin për në një vend të sigurt.
Paralajmërimet e sigurisë për aeroportin ishin specifike.
“Ata në Abbey Gate, East Gate ose North Gate tani duhet të largohen menjëherë,” tha Departamenti Amerikan i Shtetit në një paralajmërim për qytetarët e tij, duke cituar “kërcënime të sigurisë”, por pa dhënë shumë specifikime. Ai këshilloi njerëzit që të afrohen vetëm nëse ata marrin udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane për ta bërë këtë.
Të mërkurën mbrëma edhe, Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar u bëri thirrje njerëzve të mos udhëtojnë në aeroport, duke thënë: “Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm dhe i lartë i një sulmi terrorist. Mos udhëtoni për në aeroportin ndërkombëtar Kabul Hamid Karzai. Nëse jeni në zonën e aeroportit, largohuni në një vend të sigurt dhe prisni këshilla të mëtejshme. “

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit