Si duket tani kulla e Albcontroll në Rinas, kush i zëvendësoi kontrollorët shqiptarë, dhe si shteti e fsheh një fakt të tillë?!

Si duket tani kulla e Albcontroll në…

Në kullën e vrojtimit të Albcontroll në Rinas shihen disa persona, që pritet të mundësojnë rifillimin e fluturimeve esenciale, ndërkohë që nuk dihet se kush i ka certifikuar në marrjen e kësaj detyre, që nga vetë qeveria është konsideruar si një çështje e sigurisë kombëtare.

Në kullë nuk është asnjë prej kontrollorëve shqiptarë, tre prej të cilëve janë sot të arrestuar, ndërkohë që ministrja Belinda Balluku nuk dha detaje se kush po kryen detyrën sot në Rinas.

Burime bëjnë me dije se nuk përjashtohet që kontrollorët që janë ngjitur sot në kullë të kenë ardhur nga Turqia, si një ndihmë e presidentit Erdogan për mikun shqiptar Edi Rama.

Ndërkohë që edhe pse përbën një çështje të një rëndësie të tillë, askush nuk e di në momentet që flasim se në dorën e kujt ka mbetur hapësira ajrore shqiptare.

Lidhur me zhbllokimin e situatës në Rinas reagoi dhe kryeministri Rama, i cili postoi në Tëitter: Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e  Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit