Si e pësuan dy shqiptarët në Angli? Nga njoftimi se kryenin aktivitet të dyfishtë tek valixhja e mbushur me paund

Si e pësuan dy shqiptarët në Angli?…

Dy shqiptarët si Sebastjen Çepele, 30 vjeç dhe Aleksander Rapaj, 39 vjeç janë arrestuar nga policia britanike pasi u kapën me një valixhe të mbushur me paund. 

Janë arrestuar dhe akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Më 13 shkurt, policia mori një raport se një grup burrash vepronin në mënyrë të dyshimtë në parkingun e makinave në Moss Side. Ata shkuan për kontroll të banesave dhe identifikuan dy shqiptarët në korridorin e një apartamentet.

Pasi i ndoqën hap pas hapi, u zbulua Çepele me një valixhe plot me 250 mijë paund.

Rapaj u gjet dhe u arrestua gjithashtu më vonë atë mbrëmje në Playfair Street, Moss Side, dhe nga kontrolli i apartamentit ku qëndronte u zbulua një sasi e madhe kanabisi, para, bizhuteri dhe pajisje të lidhura me përgatitjen e drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit