Si është e mundur? I njëjti produkt me çmime të ndryshme në dy farmaci

Si është e mundur? I njëjti produkt…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denonciar një situatë shqetësuese që lidhet me  diferencat e mëdha të çmimeve për të njëjtat produkte në farmacitë e qytetit.

Ai ka treguar se të njëjtën vitaminë e ka blerë me çmime të ndryshme në farmaci të ndryshme, te njëra 550 lekë ndërsa në një tjetër 789 lekë.

Sipas tij është e pakuptueshme që i njëjti produkt ta ketë çmime kaq të ndryshme dhe me diferencë të madhe.

Ai kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të sqaruar këtë situatë dhe për të mbrojtur konsumatorët nga kjo mjegullnajë që lidhet me çmimet në farmaci të ndryshme.

Ky rast rikthen në vëmendje problematikën e çmimeve të larta dhe diferencave të mëdha në sektorin farmaceutik, duke nxjerrë në pah rëndësinë e kontrollit të çmimeve dhe mbrojtjes së qytetarëve.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje doja te ngrija nje shqetsim e njejta vitamine e blere ne farmaci te ndryshme tek njera eshte 550 leke tek farmacia tjeter 789 leke ju lutem ananim

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit