Si gllabëruan miqtë e Ahmetajt miliona euro me inceneratorët/ Malltezi zbardh skemën në Syri TV

Si gllabëruan miqtë e Ahmetajt miliona euro…

“Koncensionet, koncesionet, oligarkët, oligarkët, se kujtoni që shqiptarët janë budallenj dhe do ju shkojnë pas. Ka një pjesë të tyre që i marrin kallup këto për fat të keq. Ne kemi bërë shkurtime të pagesave të këtyre koncesioneve për këtë vit. Check up-in ne e kemi pezulluar për 6 muaj”.

Kështu do të shprehej kryeministri Edi Rama dje gjatë intervistës për “Çim Peka LIVE” në Syri TV teksa u pyet për inceneratorët, PPP-të dhe akuzat e opozitës.

Por në një moment, kur u përmend afera 30 milionë euroshe e njërit prej inceneratorëve, Rama jo vetëm shmangu përgjigjet, por doli jashtë kontrollit për shkak të një dokumenti që rrëzon të gjithë strategjinë e koncesioneve, sidomos kur bie fjala te inceneratorët.

Por sot, i ftuar në “Edicioni i Pasdites” në Syri TV, eksperti i mjedisit dhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi ka dhënë detaje të reja rreth kësaj afere.

Sipas Malltezit, koncesion është kur, privati me paratë e tij ndërton diçka pasi shteti nuk i ka mundësitë dhe shteti ia shlyen më pas për një periudhe të caktuar kohe.

“Këtu kemi të bëjmë me vjedhje. Hapur fare. Një korrupsion masiv. Termi më “fisnik” do të ishte out-source.  Po merr një projekt dhe po e financon. Kanë ardhur dy eksponentë të PS, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, miqtë e ngushtë të Arben Ahmetajt. I ka patur me vete edhe te afera “Hermes”. 5 milionë eurot e vjedhjes së impulseve. I ka çuar edhe tek chek up-i. Miliona të tjera edhe aty. Të njëjtët persona, me duar në xhepa, një ditë të bukur, pa patur asnjë lloj eksperience, kanë krijuar gjoja një kompani me më pak se një mijë euro në llogari bankare. Mbi bazë të kësaj qeveria iu ka dhënë një thes me para, gati 23 milionë euro për të bërë një incenerator për Elbasanin”, u shpreh Malltezi.

“A mund tja u marrë mendja ju se kjo qeveri mund të bëjë 9 procedura brenda ditës?! Brenda ditës kanë bërë 9 procedura gjasme. Gjoja në 16 dhjetor komisioni ka shpallur fituesin dhe brenda ditës ky ka shpall fituesin, ka lënë kohë për ankimim, kohë për shqyrtim ankese, dërgim drafti për mendim etj… Po të kemi prokurori të pavarur skandali thellohet akoma më tepër se nuk ka patur asnjëri eksperiencë me inceneratorët. Kushti bazë”, shtoi më tej eksperti. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit