Si ishte dhe si u bë nga koronavirusi ish-deputetja e LSI

Si ishte dhe si u bë nga…

Koronavirusi e ‘vuri përpara’ pasi ajo ka pësuar një ndryshim drastik.

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj tregon se është prekur nga COVID 19 dhe se për 3 javë ka luftuar me këtë virus.

Malaj pranoi se përveç problemeve shëndetësore ka rënë edhe 6 kg në 21 ditët e betejës me COVID 19.

Politikania e njohur u shpreh se fillimisht mendonte që ishte prekur nga gripi, por skaneri ka treguar që po kalonte virusin.

“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte covid, mendova që ishte ftohje.

 E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar.

Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona.

 Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të”,- tregoi Malaj.

Ish-deputetja tha po ashtu se nga COVID 19 u prek edhe bashkëshorti.

“E mori edhe im shoq nga unë.

Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti.

Djersinim pafund të dy.

Kam marrë holluës gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare.

Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”,- tregoi ajo ndër të tjera.

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj tregon se është prekur nga COVID 19 dhe se për 3 javë ka luftuar me këtë virus.

Koronavirusi e ‘vuri’ përpara pasi ajo ka pësuar një ndryshim drastik në pamje.

Malaj pranoi se përvec problemeve shëndetësore ka rënë edhe 6 kg në 21 ditët e betejës me COVID 19.

Politikania e njohur u shpreh se fillimisht mendonte që ishte prekur nga gripi, por skaneri ka treguar që po kalonte virusin.

“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte covid, mendova që ishte ftohje.

 E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar.

Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona.

 Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të”,- tregoi Malaj.

Ish-deputetja tha po ashtu se nga COVID 19 u prek edhe bashkëshorti.

“E mori edhe im shoq nga unë.

Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti.

Djersinim pafund të dy.

Kam marrë holluës gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare.

Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”,- tregoi ajo ndër të tjera.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit