
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt. Vjehrri i tij ka qenë dëshmitar në ngjarje dhe ja rrëfyer se autori hyri në ambientet e lokalit në pronësi të Nikulaj dhe e ka thirrur në emër: “Si je Ardian?”.
Ndoshta kjo edhe si mënyrë për të konfirmuar edhe një herë të fundit se personi që kishte përballë ishte shënjestra e tij.
Sepse në momentin që 51-vjeçari i është përgjigjur, autori qëlloi disa herë ne drejtim tij, duke e lënë të vdekur në vend. Bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, por vetëm 2 kanë përfunduar në trupin e biznesmenit duke i marrë edhe jetën.
Ardian Nikulaj u vra pasditen e djeshme teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin.