'Si je me gojën?', Majko kapet me komentuesit, thumbon Ramën e Xhaçkën: 'Gjallë' nuk të bën FB dhe reklama

‘Si je me gojën?’, Majko kapet me…

Reagime të forta ka pasur në statusin e Pandeli Majkos, Ministrit për Diasporën, për situatën në Kakavijë.

Statusi erdhi pas plot 5 ditëve vuajtje të shqiptarëve në pikën kufitare.

Në komente, ndjekësit e kanë ‘masakruar’ për vonesën e tij.

‘Si je me gojën tani?’ – e pyet me ironi një komentues, duke kujtuar deklaratën e Majkos pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ku u shpreh se kishte bërë operacion në gojë, dhe prej kësaj nuk ishte prononcuar për atë temë aq të nxehtë të muajit maj.

Ndërkohë, në replikën që i bën një komentuesi tjetër, thumbon edhe kryeministrin Edi Rama, dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

‘U bëre i gjallë më në fund o mjeshtër’ – i shkruan një komentues.

Ndërkohë, Majko ia kthen: ‘Gjallë nuk të bën Facebook-u dhe reklama’ , duke thumbuar kryeministrin Rama që për këtë situatë reagoi vetëm ne rrjetet sociale, apo ministren Xhaçka që më shumë u kujdes për të treguar shishet me ujë që i çoi pas ditësh harresë qytetarëve në Kakavijë.

LEXO EDHE:

U bë i gjallë pas 5 ditësh për shqiptarët në Kakavijë, Majko i ‘Diasporës’: Na ndihmoi… Janullatosi

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit