Si kryebashkiakët Gledian Llatja i Elbasanit dhe Voltana Ademi e Shkodrës u japin miqve të vet para publike

Si kryebashkiakët Gledian Llatja i Elbasanit dhe…

Ndër institucionet që lëshojnë tenderat më “të kripur’ janë padyshim Ujësjellës Kanalizimet e qeverive vendore. Bëhet fjalë për procedura publike me objekt tubash uji, makineri, që kalojnë disa miliarda lekë. Ndër këto procedura vihet re se janë të shumta ato të shënuara me flamuj të kuq, sidomos për mungesë konkurrence.

Një tender si ky që përshkruam më lart është shpallur me fitues nga Qeverisja Vendore Elbasan, në kuadër të UKE. Tenderi me objekt “Blerje makineri pajisje për UK” i është dhënë “AZ Trading” shpk & “Ligus” shpk si konkurrentë të vetëm në garë. I shënuar me flamur të kuq për “Mungesë Konkurrence”, me vlerë 1.5 Miliard i është dhënë bashkimit të dy kompanive, përfituese të tenderave të disa bashkive në vend.

“AZ Trading” shpk në pronësi të Eno Veshit, Enea dhe Armand Qëndros kjo kompani ka përfituar 13 kontrata publike nga qeverisjet vendore me vlerë 191 milionë. Ndërsa LIGUS në pronësi të Erion Muçaj dhe Amarilda Çelaj, 37 kontrata publike nga bashkitë në vend me vlerë mbi 6.1 Miliard Lekë pa TVSH.


Teksa lëmë pas qeverinë vendore të Elbasanit, përqendrohemi tek ajo e Shkodrës, ku UKSH e këtij qyteti për një tender me objekt “Shërbim me roje sigurie” i ka dhënë kompanisë MIRI shpk tenderin me vlerë 277 Milionë Lekë me TVSH. Kjo kompani është në pronësi të Mark Vecajt me 100%, teksa ka përfituar 10 tendera të tjerë nga autoriteti lokal i Shkodrës me vlerë 461 Milionë Lekë pa TVSH. Ky tender po ashtu është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence për shkak se kjo kompani ka garuar me vetën në këtë procedurë prokurimi publike.

Këto ishin dy shembuj të thjeshtë se si paratë publike shpërdorohen nga kryebashkiakët e vendit tonë, qoftë këto të majtë apo të djathtë. Sesi paratë e Buxhetit të pushtetit lokal që furnizohet nga taksat e qytetarëve, u futen në xhep miqve të këtyre personave që janë vënë ën këto poste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit