Si kurrë më parë| Beniada pjesë e eskortës së Silvio Berluskonit (Video)

Si kurrë më parë| Beniada pjesë e…

Fotomodelja Beniada Nishani ka një karrierë të gjatë në shtetin italian ku gjatë qëndrimit në BBV ka treguar disa nga projektet e saj. Por ajo që n ka shpëtuar deri tani është roli i saj si aktore dhe personazhi i saj si eskortë. “Loro” është një film dramatik italian i vitit i cili flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit Silvio Berlusconi.

Sergio Morra është një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas. Beniada në këtë  film luan rolin e një prej femrave të shumta te Berlusconit, ku duket se është edhe pjesë e trailerit zyrtar.

“Ishte shumë rastësor pasi mora pjesë falë fjalëve të një miku, në një nga cast-et e shumta që u bënë nëpër Itali. Pak për argëtim, pak si sfidë personale, vendosa të marr pjesë. Pas disa provave me skenarë të ndryshëm, arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha”, ka thënë Beniada asokohe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit