Si ndodhi aksidenti në Librazhd/ Çifti ishte duke folur në telefon

Si ndodhi aksidenti në Librazhd/ Çifti ishte…

Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik me dy të vdekur në aksin Përrenjas-Librazhd. Sipas informacioneve burrë e grua Arjan dhe Majlinda Yze ishin duke komunikuar me familjarët e tyre në telefon dhe  papritur linja u shkëput në orën 20.00.

Menjëherë familjarët kanë menduar se ka ndodhur diçka e keqe kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe kanë kërkuar gjatë gjithë aksit Pishkash-Përrenjas. Ndërkohë vetëm ditën e sotme makina u gjet në lum.

Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë përgjumja apo dhe ndonjë problem i mundshëm shëndetësor i drejtuesit të automjetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit