Si ndodhi ekzekutimi në Elbasan dhe arratia e autorëve/ Policia jep detaje

Si ndodhi ekzekutimi në Elbasan dhe arratia…

Detaje të reja bëhen me dije nga Policia lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbsan pasditen e sotme, ku 39-vjeçari Emiliano Ramazani u ekzekutua ne armë zjarri.

“Në Elbasan, në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i luleve’, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç. Autorët dyshtohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh. Në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Dyshohet se 39-vjeçari ishte nën drejtimin e një automjeti, kur nga një tjetër makinë është qëlluar me armë zjarrin ë drejtim të tij.

Plumbat i kanë marrë jetën Emiliano Ramazanit, i cili nuk arriti të mbijetojë.

Një nga pistat e para të para të grupit hetimor është ajo e konflikteve të mundshme për shkak të pazareve të drogës.

Emiliano Ramazani raportohet se ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit