Si ndodhi masakra në Tiranë/ Fatjon Murati sapo kishte dalë nga burgu, mik me Endrit Doklen

Si ndodhi masakra në Tiranë/ Fatjon Murati…

Është zbardhur zot dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkuar në “Don Bosko”, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën pesë persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në lokalin e Fatjon Muratit, i cili dyshohet se ka qenë objektivi i autorëve, por në ato momente ndodhej në shtëpi.

Murati kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu. Dyshohet se ky ka qenë shkaku që ka nxitur dy autorët me motor të  qëllonin me breshëri kallashnikovi drejt lokalit të 32-vjeçarit. Ku mbeti e vrarë 60-vjeçara e Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin e Muratit si banakiere dhe nuk kishte asnjë lidhje me hesapet mes palëve.

Nga ky atentat mbetën të plagosur Sahit Murati (Xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli. Si pasojë e masakrës, u dëmtua nga ciflat e xhamit edhe Reja Paja vetëm 10 vjeç, mbesa e Mimozës.

Ndërkaq, ka hetimet deritanishme, policia pretendon se atentati mafioz ishte planifikuar ndaj Fatjon Muratit, për shkak se është i përfshirë në botën  e krimit. Murati është miku i ngushtë i Endrit Dokles, të dy kundërshtar të Ervis Martinajt. 

Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Atë ditë ai ishte duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Endrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. Asaj kohe policia kishte gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit.

Gjithashtu, Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Endrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

Bëhet me dije se të dy ata janë miq të ngushtë, ndërsa kanë lidhje miqësie  edhe me bandën e Ervis Martinajt. Gjithsesi policia po heton për  të zbuluar nëse kemi të bëjmë me hakmarrje dhe larje hesapesh mes bandave kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit