
Është zbardhur dinamika e ngjarjes në Laprakë, ku mbetën të plagosur 3 persona të së njëjtës familje. Mësohet se, autori Elton Mergjyshi ka shkuar në tavolinën ku ishin ulur tre anëtarët e familjes dhe ka kërkuar llogari pasi italiani Massimo Sorvillo e kishte larguar nga puna.
Përplasja ka qenë verbale fillimisht, por më pas, 40-vjeçari është konfliktuar fizikisht me italianin. Babë e bijë kanë ndërhyrë mes tyre dhe ky ka qenë momenti kur Mergjyshi ka marrë thikën dhe i ka qëlluar të tre. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Dy të plagosurit që janë dhe babë e bijë Viktor dhe Roxhersa Rrapollari. Gjithashtu ka marrë plagë të lehta edhe dhëndri italian, Massimo Sorvillo. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën, gjithashtu edhe bashkëshortja e tij Roxhersa.
Ndërsa, 64-vjeçari Viktor Rrapollari është në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.